June 22, 2021
Portali Shprehja

Çair, makinat e braktisura do të dërgohen në parcelë të posaçme

Banorët e Komunës së Çairit kanë edhe pak ditë afat që veturat e tyre të parkuara, që me vite nuk i kanë lëvizur nga vendi t’i largojnë. Në  xhamat e këtyre veturave janë vendosur paralajmërime. Ky veprim ishte bërë edhe në fillim të marsit, mirëpo në atë kohë komuna ende nuk kishte të siguruar parcelën ku do t’i dërgonte këto automjete. Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, thotë se në këtë komunë janë evidentuar mbi 100 automjete të tilla. Me realizimin e procesit të largimit do të merret ndërmarrja “ Shkupi i Vjetër”. Pronari do të duhet të paguajë nga 20 denarë për çdo orë që vetura do të qëndrojë në hekurishte.

 


Çdo komunë duhet të veprojë individualisht. U ngrit njëherë një nismë me Ndërmarrjen për Parkingje, në nivel të Shkupit, mirëpo i gjithë problemi ka qenë i lokacioneve, se ku do t’i grumbullojnë, sepse nuk është në interes të askujt të rrinë ato vetura këtu. Mirëpo ne kemi pasur edhe një problem plotësues, duke pasur parasysh territorin e Komunës së Çairit, 3.4 km katrorë, ne nuk kemi dashur që një lokacion i tillë të jetë në komunën tonë, sepse edhe s kemi pasur hapësire, kështu që e kemi marrë me qira një lokacion në Butel”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Pak kohë më parë Komuna e Çairit miratoi Rregulloren, sipas së cilës do të zgjidhet problemi me vetura e lëna jashtë përdorimit. Sipas Rregullores pronari i automjetit, fillimisht do të informohet përmes një flete të ngjitur në veturën e vjetërsuar, se brenda afatit ligjor 8 ditor, duhet të largojë  të njëjtin.  Nëse pronari i automjetit është i identifikuar, i njëjti njoftim do t’i dërgohet edhe në adresën e shtëpisë. Në qoftë se  afati nuk respektohet, atëherë automjeti do të largohet përmes shërbimit të merimangës dhe do të dërgohet në parcelën që ndodhet në Komunë  e Butelit. Në një afat prej 30 ditësh pronari duhet të vendosë nëse do të marrë veturën, apo e njëjta do të shkrihet. Nëse pronari i automjetit nuk merr një vendim brenda afatit 30 ditorë, parashihet shkrirja e veturës. Tentuam të kontaktojmë me kryetarin e Komunës së Butelit për t’u informuar nëse edhe  ata planifikojnë të largojnë veturat e tilla, mirëpo, pa sukses.

 Evi Shkopi

.

Të Ngjajshme

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

11 qytete të vendit rezultojnë pa raste aktive me COVID

admin

Leave a Comment