24.3 C
Skopje
June 18, 2019
Informacione Vendi

Çair, theret me thikë një 13 vjeçar

Tact

Një trembëdhjetë vjeçar nga Shkupi është sulmuar para një byrektore në Çair të Shkupit në orët e vona të 20 majit.

Siç njoftojnë nga MPB, para objektit në rrugën “Emin Duraku”, 13 vjeçarin e kanë sulmuar fizikisht persona të panjohur, me çka njëri prej sulmuesve me objekt të mprehtë shkaktoi plagë në shpinë dhe në dorën e majtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Shkupit në “Shën Naumi i Ohrit” ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen plotë të rastit.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Fatime Fetai: Pa e ndriçuar rastin “Monstra” nuk shkoj askund

shprehja

Nuk ka datë për negociatat, Gjermania: Vendimi në shtator ose në tetor

shprehja

Mjeku nga Tetova, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës

shprehja