February 8, 2023
Portali Shprehja

Calabria, mesazh për tifozët: Të zemëruar dhe zhgënjyer, por vështirësitë na bëjnë bashkë. Asgjë nuk ka mbaruar

Zemërimi për dy pikët e çuara dëm “in extremis” nga Milani ndaj Romës nuk është vetëm i tifozëve kuqezinj. Edhe lojtarëve, në mënyrë të pashmangshme iu ka lënë një shije të keqe në gojë ky barazim. Kjo dëshmohet edhe nga mesazhi përmes rrjeteve sociale, i publikuar nga Davide Calabria.

“I zemëruar dhe i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar. Në një moment historik, gjithnjë e më të drejtuar nga media, ku duhet të krijohen probleme, më pëlqen të shikoj gjithmonë realitetin, – shkruan kapiteni i kuqezinjve. – Padyshim e merituam fitoren, dështuam në disa detaje që tashmë i kemi analizuar.

Do të përmirësohemi, por lënia e dy pikëve ndaj Romës djeg shumë. Rruga është e përpjetë, por ky ekip nuk ka frikë nga sfidat e mëdha. Ne e kemi treguar gjithmonë, duke u kompaktësuar akoma më shumë dhe duke dalë në më të mirën tonë. I kemi kaluar momentet më delikate së bashku.

Do të jetë një kampionat edhe më i vështirë dhe emocionues, mezi presim të dalim në fushë për të vazhduar sa më mirë rrugëtimin tonë. Ne do të japim gjithçka që mundemi, si gjithmonë, për të arritur të garojmë aty ku i përket këtij ekipi. Ta mbajmë kokën lart dhe me shpejtësi të plotë të shohim përpara. Sot edhe më shumë forca Milan”.

Shansi për shpagim vjen të mërkurën në mbrëmje, në “San Siro” me Torinon, dhe të shtunën në orën 18:00, në shtëpinë e Lecce.

.

Të Ngjajshme

Ttrajneri i trajnerëve ndahet nga jeta: ai udhëhoqi Kroacinë e mrekullirave dhe ishte “busulla” e revolucionit!

admin

“Messi e kuptoi menjëherë”, Koeman: Vetëm atij ia pasonte topin

admin

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

admin

Leave a Comment