January 16, 2022
Portali Shprehja

Calciopoli belg hyn në fazën e nxehtë: 56 të hetuar, Mogi Bayat dhe 4 trajnerë rrezikojnë burgun

Një tërmet i vërtetë duket se do të trondisë futbollin belg.

56 persona dhe një kompani komerciale janë marrë në hetim nga prokuroria pas një hetimi që ka zgjatur muaj të tërë për një çështje mashtrimi që përfshin klubet më të mëdha.

Tact Watches

Gjyqi për këtë hetim, që njihet me emrin “Operation Zero” ose “Footballgate” duhet të zhvillohet këtë vit.

Në shënjestër janë menaxherë, arbitra, lojtarë, drejtues të klubit të Pro League (kategoria kryesore belge); dhjetëra persona janë përfshirë në vjeshtën e 2018-ës, kur ka shpërthyer skandali.

Në këto 3 vite i janë shtuar edhe emra të tjerë edhe falë bashkëpunimit të menaxherit Dejan Veljkovic, i “penduari” i rastit, që ka marrë një pezullim ndëshkimit.

Hetimi, gjatë gjithë kësaj kohe, është përqendruar kryesisht te transferimet, rrogat dhe komisionet për menaxherët e lojtarëve, me krime që shkojnë nga përvetësimi tek evazioni fiskal dhe te pastrimi i parave.

Disa të dyshuar do të duhet të përgjigjen edhe për përfshirejen e tyre në të paktën dy ndeshje të trukuara. Sipas mediave belge, menaxheri i futbollistëve Mogi Bayat dhe të paktën katër trajner rrezikojnë burgun.

Bruges, Genk, Anderlecht, Charleroi, Standard Liegi, Mechelen, Lokeren janë disa nga klubet e përmendur në hetim.

Përveç të hetuarve, më shumë se 200 persona janë të dyshuar se kanë marrë para gjatë operacioneve që nuk janë deklaruar dhe janë ftuar që të rregullojnë situatën e tyre me autoritetet financiare.

.

Të Ngjajshme

SULM “FARAONIK” | Me dy qindarka, Verona ka shënuar 27 gola me tredhëmbëshin e saj

admin

“Nuk di anglisht, preferoj që…” Coutinho dhe momenti gazmor pas debutimit fantastik

admin

“Ja si e mora komandën pas largimit të Cristiano-s”, Benzema: Këtë gjë nuk do ta ndryshoj kurrë

admin

Leave a Comment