December 8, 2022
Portali Shprehja

Cambiasso: Të luash tek Interi është himn për futbollin, zemra ime mbetet zikaltër. Pastaj Facchetti…

I ftuar special në eventin e organizuar nga klubi “Peppino Prisco” i Bitontos, Esteban Cambiasso, një nga heronjtë e tripletës së Interit në vitin 2010, i përshkroi vitet e tij zikaltër si më poshtë: “Sezone të paharrueshme në të cilat Interi ishte protagonist kudo.

Mbërrita në Milano në gusht të vitit 2004, pothuajse në majë të gishtave. Ambienti zikaltër ishte pak i dëshpëruar, nuk ishte një periudhë e lumtur për sa iu përket rezultateve. U ndjeva shumë i motivuar, mezi prisja të filloja”.

Facchetti – “Ishte një person i jashtëzakonshëm, përveçse një lojtar simbol i Interit. Ne shkuam ta shihnim në spital kur tashmë nuk ishte mirë. Më bëri shumë përshtypje qetësia e tij, pavarësisht sëmundjes. Më erdhi spontanisht të vishja fanellën e tij.

Vesha fanellën me numër 3 në fund të ndeshjes në Siena, ditën kur fituam titullin e dytë radhazi. Gjë që e bëra edhe me rastin e triumfit historik në Champions League. Në pak më shumë se 2 javë fituam titullin, Kupën e Italisë dhe Champions League. Ne ishim vërtet një ekip shumë i fortë, në të gjitha aspektet”.

Lavdia – “Të luaja për Interin ishte një lloj himni i futbollit për mua. I mbaj përgjithmonë ngjyrat zikaltër në zemrën time. Jam i lumtur që kam dhënë gjithçka për këtë ekip të lavdishëm, iu kam dhënë gëzim dhe kënaqësi tifozëve tanë”.

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment