Cana: Shumica e shqiptarëve duan ta kenë një Kombëtare

Lorik Cana ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, atje ku ka rrëfyer edhe eksperiencën me Shqipërinë në Evropianin e Francës.

Më saktësisht atë ndeshje të fituar ndaj Rumanisë me rezultatin 1:0, ndërsa kapiteni legjendar ua kishte lënë si porosi djemve të Kombëtares: “Bëjeni të mundur që të mos jetë ndeshja e fundit për mua”.

“Unë ua kisha thënë edhe lojtarëve në stërvitje para Rumanisë. Shumica nga ata e dinin që pas asaj eksperience, do të hiqja dorë jo vetëm nga Kombëtarja, por edhe nga futbolli. Prandaj u thoja që bëjeni për mua që të fitoni, që të mos jetë ndeshja ime e fundit. Dhe ata ma shpërblyen jo vetëm duke dhënë 100%, por shumë më tepër”, ka treguar Cana.

Tutje, Cana ka folur edhe për idealin e shqiptarëve për një Kombëtare.

“Shumica e shqiptarëve e kanë idealin për një Kombëtare, por duhet të shohim edhe realitetin. Unë futem te pjesa e idealit për një Kombëtare dhe të jemi një shtet. Pastaj nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do të jenë dy të tilla. Nuk i gjykoj të tjerët që nuk e duan bashkimin kombëtar, por ky jam unë dhe kështu jam edukuar”, shtoi Cana.

“President i Federatës? Nuk ka qenë dhe nuk është qëllimi im, nuk e di për të ardhmen. Deklaratat e Ramës që të mos bëhemi si Shqipëria që e pëson në fund? Në fakt unë i ndjekë mediat shumë këto kohë. Më ka shpëtuar ajo deklaratë e tij dhe pavarësisht se e pësonim në fund, ne ia kemi dalë”.

loading...

Të ngjajshme

Festë futbolli në Angli: Do të ketë transferim për të gjitha ndeshjet e Premierligës

shprehja

Gobert infekton me koronavirus një fëmijë të cilit i dha autograf

shprehja

Arda Turan ankohet në Ernesto Valverden, beson se meritonte më shumë hapësira

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë