October 2, 2022
Portali Shprehja

Çanta e rëndë dëmton fëmijën/ Rreziku nga skolioza. Mjekët: Duhet të peshojë sa 10% e trupit

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Por gëzimit dhe entuziazmit të fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, prindërit duhet t’i përgjigjen me një përzgjedhje të kujdesshme të çantës që do të mbajë brenda librat e tyre.

Sipas mjekeve ortopedë, çanta te mëdha te shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore dhe krijimin e skoliozave te cilat janë shtuar shumë të fëmijët e shkollave

“Mesatarisht janë 4-5 raste në javë, por këto janë ato që kapen nga prindërit. Ndërkohë që nuk dallohet lehtë deri kur të fillojë dhimbja”- shprehet Zamir Demiraj, shef i shërbimit të ortopedisë në Spitalin e Traumës.

Por sa duhet të peshojë çanta që mban në shpinë nxënësi?

“Pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10 % të peshës trupore të fëmijës”- shton Demiraj.

Përveç çantës se shkollës edhe përdorimi i teknologjisë ndikon në përkeqësimin e skoliozave, sipas mjekut,

Nëse kapen në kohë këto shtrembërime të shtyllës kurrizor siç janë skoliozat ato mund të rikuperojnë me fizioterapi duke e ndjekur ne mënyre të vazhdueshme nga gjashte muaj deri dhe dy vjet fëmijën.

Një skolizoe e patrajtuar sipas mjekut në moshën adulte do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë e jetës .

 


Top Channel

Të Ngjajshme

Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

admin

Nepsi gjatë shtatzënisë, një mit apo realitet?

admin

Pesë fazat e Alzheimerit/ Çfarë duhet të dini rreth tyre

admin

Leave a Comment