October 6, 2022
Portali Shprehja

Capello iu “vendos nota” gjigantëve të Serie A: Juve bëri merkaton më të mirë, por favorit për titullin shoh këtë ekip

Fabio Capello dha votat e tij për merkaton e Serie A në rubrikat e “Sportweek”: “Në nivel emrash mbretëresha ishte Juventusi. Merkatoja e bardhezinjve mbart emra të tillë si Di Maria, Pogba, Paredes, të gjithë kampionë që skuadrat e tjera italiane nuk i kanë.

Bremer është më i mirë se De Ligt në nivel mbrojtës. Juve ka investuar në cilësi, duke mbyllur diferencën me Interin dhe Milanin. Pa lojtarët e rinj tashmë janë ndër të parët, ndërsa të tjerët kanë humbur pikë kur kanë filluar të bëjnë xhiro.

Mourinho me 7-8 milionë ka bërë një merkato titulli, e shoh pak më poshtë Juventusit. Megjithatë, Interi mbetet favorit për titullin, edhe nëse humbi Perisicin dhe ka Lukakun të lënduar. Belgu është ‘hiti’ i verës në merkato.

Milani ia ka dalë. Një përpjekje e rëndësishme për De Ketelaere, të cilin e rrëfej se nuk e njoh. Napoli ka zëvendësuar titullarët me alternativa shumë të mira. Lazio do të jetë gjithashtu për t’u mbajtur në sy”.

.

Të Ngjajshme

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

admin

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Leave a Comment