May 16, 2021
Portali Shprehja

Carovska: Digjitalizimi, domosdoshmëri që fëmijët tonë të jenë në hapë me botën

“Ky model të cilin e ofrojmë është model i kombinuar, gjithsecili mund të përzgjedh se në cilën mënyrë do të mësoj, dhe këtu nuk ka dilema, sepse çdo prind do t’i shoh përparësitë e librit digjital. Mësimdhënësit veçmë i kanë njohur përparësitë e librit digjital, sepse ndërrohet koncepti i mësimit. Libri digjital, nuk është ai libri i rëndomtë që kishim deri dje, me miliona fakte, përkundrazi koncepti i mësimit digjital është se atje ka shembuj, orientim drejt hulumtimit”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Sipas ministres Carovska çdo prind që vlerëson se fëmija i tij nuk mund të mësoj dhe përdor librat digjital, të njëjtit do të mund edhe ti printoj.

“Çdo prind që vlerëson se fëmija i tij nuk mund të mësoj nga librat digjital do të printoj librin, dhe këtu nuk do të ketë kurrfarë problemi. Në ato familje ku për shkaqe ekonomike nuk do të mund ta shtypin librin, këtë do ta bëjë shkolla dhe gjithsesi se atje ku mungon pajisja elektronike do të sigurohen nga shkolla”, tha Carovska.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment