November 28, 2020
Portali Shprehja

Casemiro: Bale ndër 5 më të mirët në botë, Mbappe? Më pëlqen Neymar e Coutinho

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka dhënë një intervistë pa doreza duke prekur shumë tema të nxehta. Titullari ka folur në lidhje me Bale, Hazard, por dhe Mbappen.

Real Madrid – “Ne jemi lidera. Situata është shumë e mirë. Shpresoj që njerëzit të flasin dhe ne të vazhdojmë të jemi lider. Faza përgatitore ishte e shkurtër, por kjo është”.

Mungesa e golit – “Benzema është ndoshta sulmuesi 9 më i mirë në botë dhe duhet të keni minimalisht respekt për të. Nga sezoni i shkuar ne kemi një ekip mjaft të konsoliduar me lojtarë si Hazard, Rydrygo apo Vinicius”.

Hazard – “Ne e dimë se po vuan, por në stërvitje është lojtar fantastik. Kur të fitojë ritmin dhe të bëjë 3-4 ndeshje do të jetë i mirë si gjithmonë. Ai ka nevojë vetëm për vazhdimësi sepse u dëmtua në momentin më të mirë”.

Bale  – “Ai shkonte mirë me të gjithë. Kur ai luante dhe ishte i fokusuar për mua është ndër 5 lojtarët më të mirë në botë. Ka qenë kënaqësi të ndaja dhomën e zhveshjes me të. Shpresoj të bëjë mirë te Tottenhami. Mbaj mend momentet e mira të tij”.

Mbappe – “Është lojtar i mirë dhe te Reali flitet për shumë emra. Nëse Reali firmos me të gjithë do të kemi rreth 100 lojtarë në skuadër. Mbappe nuk është lojtari ynë dhe nuk mund të flas për të. Më pëlqen ai, por gjithashtu Neymar e Coutinho”.

.

Të Ngjajshme

Maradona i bashkon të gjithë, shikoni videon që ka bërë xhiron e botës

admin

Guardiola tregon momentin e dhimbshëm të Sergio Aguero pas ndarjes nga jeta të Maradona!

admin

Tuchel i ka orët e numëruara, zbulohet plani i Leonardo-s

admin

Leave a Comment