January 30, 2023
Portali Shprehja

Cavani i xhindosur pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës: ia nxjerr inatin monitorit të VAR (PAMJET)

Uruguai nuk ka arritur t’i kaloj grupet në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’. Kombëtarja nga Amerika Latine u eliminua në fazën e grupeve, vetëm falë golaverazhit më të dobët se sa Korea e Jugut. Uruguaianët fituan 2-0 ndaj Ganës në sfidën e fundit, por i nevojitet edhe një gol për të kaluar si e dyta nga grupi pas Portugalisë.

Me eliminimin në fazën e grupeve nuk janë pajtuar aspak futbollistët uruguaian, që kanë tentuar të qëronin hesapet me gjyqtarët e ndeshjes pas përfundimit të saj. Lotët ishin prezent te futbollistët uruguaian, me Luis Suarez që nuk mund t’i ndalte në fund, pasi ishte edhe hera e fundit për të që paraqitet në një Botëror.

Megjithatë të revoltuar u shfaqën lojtarët si Edison Cavani, Jose Gimenez, Mathias Vina e Fernando Muslera. Të gjithë këta futbollistë iu vërsulën gjyqtarëve të ndeshjes duke i kërkuar shpjegime, pasi uruguaianët patën ankesa se janë dëmtuar në dy raste ku nuk është akorduar penallti për ta.

Gjithsesi gjyqtari gjerman Siebert i ndëshkoi edhe me kartonë të verdhë dyshen Cavani-Gimenez për protestat e ashpra.Por duke shkuar në dhomat e zhveshjes, sulmuesi Edinson Cavani rrëzoi edhe monitorin e VAR-it nga nervozizmi.

Mbrojtësi me përvojë i Uruguait Diego Godin foli pas eliminimit të tyre në Kupën e Botës duke shpjeguar se nuk ishte penduar për atë që bëri këtë pasdite: “Ne bëmë atë që duhej të bënim, e dinim se ky grup do të ishte i vështirë dhe dolëm për një gol. Ne jemi përmirësuar ndeshje pas ndeshjeje, patëm rastet tona edhe në ndeshjen e parë dhe sot bëmë një ndeshje perfekte”.

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment