July 2, 2022
Portali Shprehja

“Çfarë do të më kishte thënë Mino?”, Ibrahimovic: Të vjedhim sa më shumë të mundemi

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për Sky Sport pas fitores së titullit me Milan-in. “Herën e fundit që ka fituar Milan-i ka qenë 11 vite më parë dhe kem qenë unë këtu. Tani kemi fituar përsëri dhe unë jam përsëri këtu”, ka thënë Zlatan.

“Doja ta çoja Milan-in aty ku duhej të ishte: shumë kanë qeshur, shumë nuk kanë besuar, i kam bërë skuadrës të kuptojë se çfarë janë sakrificat. Kam bërë edhe trajnerin të kuptojë se mund ta fitonim titullin dhe kemi fituar”.

Tact Watches

Trofeu i parë pa Mino Raiola-n: “Ia dedikoj atij. Ishte një nga ata që donte të më shihte te Milan-i, më ka thënë se mund ta shpëtoja dhe ta ktheja te fitorja. Muno do të më kishte thënë të luaja dhjetë vite të tjera dhe të vidhja më shumë para.

“Çfarë do të bëj? Duhet të jem mirë, të shohim. Kur jam në fushë bëj diferencën, nuk shikoj një Ibra tjetër. Kur do të vendos? Këto ditë do ta mësoni”.

Ndryshimet mes Milan-it të 11 viteve më parë dhe ekipit aktual: “Ka ndryshime të mëdha. Ishte gjithçka ndryshe, aty ishin 22 kampionë që kishin fituar gjithçka, nëse hyje në fushë dhe nuk bëje mirë, ishte gati një kampion tjetër.

“Këtu kanë ardhur lojtarë që nuk kanë bërë mirë në vende të tjera, të rinj, i kemi bërë të kuptojnë se çfarë është Milan-i. Më pas duhen rezultatet. Është një kënaqësi më e madhe, një histori tjetër”.

.

Të Ngjajshme

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

“Ëndërroj Barçën”, Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

admin

Nga 406 mijë në 1.1 mln euro: ja sa fitojnë më të pasurit e futbollit në javë

admin

Leave a Comment