September 27, 2020
Portali Shprehja

Çfarë kërkoi Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, në takimin Hoti-Vuçiq?

Në raundin e dytë të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte e pranishme edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump.

Pjesëmarrja e saj këtu shihet si zhvillim i veçantë, pasi ajo besohet se u bashkohet vetëm takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat ka interes të theksuar babai i saj, Donald Trump.

Praninë e saj në këtë takim e vlerësoi edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ivanka është e rëndësishme. Ajo foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë”, tha ai.

Vuçiq deklaroi se në këtë takim ku ishte Ivanka Trump u fol shumë për Lindjen e afërt dhe se amerikanët shpenzuan shumë kohë duke folur për këtë rajon dhe posaçërisht për marrëveshjen që arritën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ata deshën të na përfshijnë edhe neve në këtë temë”, tha ai.

Të Ngjajshme

Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

admin

Qetësohet situate me koronavirusi në Kosovë, këto janë shifrat aktuale

admin

A po mbyllet për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

admin

Leave a Comment