22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

Çfarë lajmi për milanistët, ylli i skuadrës pranë rinovimit

Skuadra e Milanit duket në një periudhë shumë të mirë dhe përveç afrimeve me bujë, bordi drejtues po punon edhe në rinovimin e yjeve të skuadrës. Emri më i rëndësishëm i Milanit është padiskutim spanjolli Suso, për të cilin ka interes nga shumë skuadra të mëdha të Europës.

Si pasojë, drejtuesit kuqezinj kanë nisur tratativat për rinovimin e kontratës. Suso, 25-vjeç, vlerësohet plot 50 milionë euro sipas “Transfermarkt.com” dhe është padiskutim një nga asetet më të shtrenjta te “Djalli”.

Rinovimi i tij mund të jetë një blerje më vete për Milanin. Spanjolli i është bashkuar Milanit nga Liverpuli në vitin 2015 dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyera për kuqezinjtë. Suso është dhe “beniamini” i tifozerisë së Milanit dhe nëse 25-vjeçari rinovon, do të jetë një lajm shumë i mirë për ta.

Milan-Genoa serie A

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja