June 26, 2022
Portali Shprehja

Çfarë përmbante Marrëveshja për Energjinë 2013 – dallimet me Marrëveshjen e 2022-së të nënshkruar në Bruksel

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën Marrëveshjen për Energjinë.

Tact Watches

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka njoftuar Lajçak në Twitter, shkruan Telegrafi.

Të dy vendet kishin nënshkruar Marrëveshjen për çështjen e Energjisë gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të 2015-së.

Kjo Marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parashihte që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës me emrin Elektrosever, pronare e të cilës Serbia nëpërmjet Elektroprivreda Serbia.

Marrëveshja ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por që nuk është zbatuar asnjëherë.

Përmbajtja e Marrëveshjes për Energjinë e 2013-së

Nën ndërmjetësimin e Brukselit, më 8 shtator 2013, nënshkruesit e Marrëveshjes për Energjinë kanë qenë ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Sipas këtij dokumenti është paraparë që të themelohet një kompani e re, në mënyrë në mënyrë që të marrë pjesë në tregun e energjisë në Kosovë dhe të bëhet palë e balancuar dhe e përgjegjshme.

Po ashtu, punonjësit e JP Elektrokosmet ose do të inkorporohen në këtë kompani të re ose mund t’u ofrohet punësim në KEDS.

1. Të dyja palët konfirmojnë angazhimin e tyre për të përmbushur të gjitha detyrimet e tyre në bazë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, dhe për të aplikuar acquis energjetike të BE-së. Këto marrëveshje janë plotësisht në përputhje me këto dokumente.

2. KOSTT dhe EMS do të nënshkruajnë, brenda 3 muajve, një marrëveshje dypalëshe operacionale për vendosjen dhe rregullimin e marrëdhënieve mes dy Operatorëve të Sistemit të Transmisionit. Përveç kësaj, do të shfuqizohen Marrëveshja e mëparshme e Përkohshme e Shkëmbimit të Energjisë dhe Marrëveshja e Përkohshme Teknike.

KOSTT do të njihet si Operatori i Sistemit të Transmisionit për territorin e Kosovës për qëllimin e pjesëmarrjes në të gjithë mekanizmat relevantë (LTC, Menaxhimi i Mbingarkesës, etj.).

3. Autoritetet rregullatore të energjisë të të dyja palëve do të hapin kanale të drejtpërdrejta të komunikimit për të diskutuar tema me interes të ndërsjellë. Autoritetet rregullatore të të dyja palëve, pas aplikimit, pa vonesë, dhe në përputhje me kërkesat e kornizës ekzistuese të licencimit në juridiksionin e tyre, lëshojnë licenca që mbulojnë tregtinë (import, eksport, transit) dhe furnizimin e KEK-ut, KEDS-it dhe EPS-së, respektivisht.

4. Të dyja palët do të përshpejtojnë procesin e hapjes së tregut deri më 1 korrik 2014, në përputhje me kalendarin e përcaktuar nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, pra duke lejuar themelimin e një kompanie të re të energjisë elektrike për furnizim të konsumatorëve. Të dyja palët janë gjithashtu dakord që një kompani e tillë do të themelohet sipas kornizës ligjore dhe rregullatore kosovare.

Të Ngjajshme

Liberalizimi i vizave/ Nexhmedin Spahiu: Ky është rrenci më i madh në Evropë

admin

Dy nga lokalet e sulmuara në Oslo janë nën pronësi të dy shqiptarëve nga Tetova

admin

A është në rrezik paqja në Bosnje?

admin

Leave a Comment