August 16, 2022
Portali Shprehja

Çfarë po ndodh me Instagram-in?

A ju është dukur Instagram-i më ndryshe kohëve të fundit? Me siguri se po shihni shumë më shumë video sesa fotografi dhe shumë më shumë postime nga njerëz që nuk i njihni sesa nga ata që i ndiqni.

Transformimi i Instagram-it është diçka që po ndodh përnjëmend. Rrjeti social e ka marrë një vendim të diskutueshëm dhe, sipas shefit të tij, Adam Mosseri, ai nuk ka për t’u ndryshuar në të ardhmen e afërt.

Nëpërmjet një videoje, Mosseri i ka adresuar “shqetësimet” e përdoruesve të platformës, të cilën e zotëron gjiganti Meta Platforms, pjesë e të cilit është edhe rrjeti social Facebook.

“Po dëgjoj shumë shqetësime për fotot dhe për fokusimin tonë te videot. Tani, dua të jem i qartë: ne do të vazhdojmë mbështetjen për fotot – ato janë pjesë e trashëgimisë sonë…”, është shprehur ai fillimisht.

“Megjithatë, më duhet të jem i sinqertë: unë besoj se Instagram-i do të bëhet, me kohë, më shumë [platformë] për video”, ka thënë Mosseri.

Instagram-i po u jep prioritet videove (të njohura si “Reels”), në kohën kur platforma rivale e videove të shkurtra TikTok po ndikon në zvogëlimin e vazhdueshëm të aktivitetit në rrjetet më të vjetra sociale.

.

Të Ngjajshme

Nga e enjtja rikthehet vapa, priten të arriten temperatura mbi 40 gradë

Çfarë mund të ndodhë nëse ndaloni së ngrëni plotësisht vezët?

“Zhvishen si në evente sheikësh”, stilistja e njohur kritikon moderatoret shqiptare

Leave a Comment