May 21, 2022
Portali Shprehja

Çfarë rritjeje për Tonalin! Sa shumë admirues për Leaon, duhet “blinduar” portugezi

Sandro Tonali dhe Rafael Leao nuk janë vetëm ata që përcaktuan në fakt fitoren e fundit të Milanit në Verona, por edhe simbolet më autentike të kuqezinjve, gjithnjë e më afër realizimit të ëndrrës së madhe të titullit.

Për më tepër, sipas “Corriere della Sera”, mesfushori italian dhe sulmuesi portugez janë gjithashtu dëshmitë perfekte të filozofisë së “Elliott”, që e ktheu Milanin në garë për objektiva të rëndësishëm.

Tact Watches

Nëse Tonali përfaqëson të ardhmen, në javët e ardhshme Milani shpreson të blindojë Leaon me kontratë të re deri në vitin 2026 ose 2027 dhe rritje të ndjeshme rroge (për momentin ai fiton 1.5 milionë euro), edhe për shkak se admiruesit nga jashtë nuk mungojnë. Madje, prej disa kohësh ata kanë bërë presion mbi agjentin e tij Jorge Mendes (në veçanti PSG).

Autori i dy asisteve për gol ndaj Verona ka marrë lavde nga ish-trajneri i tij në Portugali. “Leao ka goditjet e Ronaldos, ai ka talentin për t’i zgjidhur ndeshjet vetë”. Ky është konkluzioni i Tiago Fernandes, ish-trajnerit të liderit të madh të Milanit, që mbrëmë, së bashku me Tonalin fituan transfertën në Verona dhe iu afruan më shumë titullit. “TuttoMercatoWeb” e intervistoi portugezin ekskluzivisht një ditë pas asistimit të dyfishtë të Leao ndaj Hellas Verona:

“Më kujton ‘Fenomenin’ për shpejtësinë, teknikën dhe eksplozivitetin në pjesën vendimtare të aksionit, cilësi që këtë sezon po e shfaq çdo të diel (ndeshje), duke e tërhequr Milanin drejt rezultateve të mëdha”, – thotë ish-trajneri i sulmuesit të lindur më 1999, gjatë periudhës së tij në ekipet e të rinjve të Sporting CP.

Çfarë kujtimesh kam nga Leao i parë në Portugali? Po flasim për një djalë shumë të veçantë për mua, jam shumë i kënaqur me atë që po bën. E kam takuar kur ishte vetëm 12-13 vjeç, duke e trajnuar pothuajse në të gjitha skuadrat e të rinjve të Sporting CP deri në ekipin e tij të parë. Mund t’ju siguroj se vetëm Cristiano Ronaldo në Lisbonë kishte të njëjtin talent si ai në atë moshë”.

Deri ku mund të shkojë dikush si ai? Rafael ka talentin për të luajtur në klubet më të mira në botë, që nga Real Madridi deri te Barcelona. Jam i bindur se ai ka një karrierë të jashtëzakonshme përpara”.

.

Të Ngjajshme

E ardhmja e Perisic, mes Juventusit dhe Interit futet një klub tjetër!

admin

E BUJSHME | Perez sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka njoftuar ekipin mbi vendimin e Mbappe

admin

Roma largon fantazmat dhe siguron Europa League, sido që të shkojë në Tiranë! Verdiktet

admin

Leave a Comment