October 1, 2020
Portali Shprehja

Challandes shfajësohet: Kishim mungesa, nuk është turp të të mundë Greqia!

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, foli pas ndeshjes së humbur ndaj Greqisë: “Kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e parë dhe në shumicën e pjesës së dytë kemi bërë gabime dhe kemi humbur shumë topa”, ka thënë fillimisht Challandes për Supersport Kosova. “Nuk mendoj se është problem sistemi i lojës, por është më shumë problem se çfarë gabime kemi bërë”.

“E pamë që nuk ishte dita perfekte sot. Shumë lojtarë na munguan. Kemi luajtur dy ndeshje dhe siç duket forma e lojtarëve nuk është më e mira”.

“Për mua Berisha ka bërë një punë të mirë dhe unë pres nga zëvendësuesit të bëjnë diçka. Njësoj ishte edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë. Nuk jam i kënaqur me këtë lojë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është turp të humbësh nga Greqia”, përfundoi zvicerani.

.

Të Ngjajshme

LIVE SHORTI I CHAMPIONS: 32 ekipe do të njohin fatin e tyre!

admin

SERIE A VENDOS: Ja rregulli i ri kur mund të shtyhet ndeshja nëse ka të infektuar me Covid-19!

admin

ZYRTARE: Barcelona siguron talentin e madh dhe i bën prezantim “të heshtur” (VIDEO)

admin

Leave a Comment