March 21, 2023
Portali Shprehja

CHAMPIONS: BAYERN ELIMINON PSG DHE MESSIN! Milani kthehet në çerekfinale pas 11 vitesh

Bayern Munich siguron çerekfinalet e Champions League pas triumfit të përgjithshëm 3-0 në “finalen e parakohshme” me Paris Saint-Germain. Pjesa e parë e sfidës dhuroi spektakël, me të dyja skuadrat që u shfaqën shumë kërkuese, por pa mundur të zhbllokonin rezultatin.

Në fraksionin e dytë bavarezët u treguan mjaft agresivë dhe dominues, ku pas disa tentativave ia dolën të gjenin golin në minutën 61’, ku pas një gafe të Verrati, Goretzka asiston Choupo-Moting, me sulmuesin që e finalizon topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 90’ erdhi edhe goli i qetësisë për vendasit, Gnabry vulosi rezultatin 2-0 në takimin e dytë mes këtyre dy skuadrave, teksa ndeshja e parë e luajtur në “Parc des Princes” u mbyll me fitoren 0-1 të gjermanëve.

SHPETIMI I DE LIGT – VIDEO

GOLI I ANULUAR – VIDEO

GOLI I CHUPO MOTING – VIDEO

GOLI I GNABRY – VIDEO

Milan rikthehet në çerekfinalet e UEFA Champions League pas 11 vitesh dhe këtë e bënë përsëri ndaj një skuadre londineze, ndaj Tottenham, ashtu si në edicionin 2011-2012 ndaj Arsenal. Në “Tottenham Hotspur Stadium” u zhvillua një ndeshje me shumë ritëm, volum dhe raste, por në fund pa gola dhe gjithçka u vulos nga ai gol i Diaz në Milano.

Pjesa e parë foli më shumë për të besuarit e Pioli-t, por mungesa e finalizimit bëri diferencën. Në fraksionin e dytë, londinezët treguan më shumë dëshirë, por goli ishte një mision i pamundur, kjo edhe falë meritës së mbrojtjes “kuqezi”.

Në minutën e 77-të Romero la vendasit me dhjetë lojtarë dhe kjo ndikoi në fundin e sfidës. Në fund, Milan siguron biletën për në çerekfinale duke u rikthyer pas shumë vitesh pritje, ndërsa Tottenham i Conte-s e mbyll këtu aventurën në Champions League.

.

Të Ngjajshme

Haaland ishte përbindësh që 14 vjeç (VIDEO)

admin

Rrezikon rënien nga liga, klubit të famshëm anglez i hiqen 3 pikë! “Nuk po paguhen rrogat…”

admin

Ylli i ri në Premier League u ble thjesht 3 mln euro dhe sot Man United e do me çdo kusht!

admin

Leave a Comment