November 28, 2020
Portali Shprehja

CHAMPIONS: Dramë në Azerbajxhan, penalltitë nderojnë Molde! Në Danimarkë nuk ka histori (rezultatet)

Dramë në Azerbajxhan për Qarabag, ish-skuadra e Ansi Agollit. Me penallti pas rezultatin 0-0 në 120 minuta, ka kaluar ekipi i Moldes.

Norvegjezët humbën edhe penallti gjatë ndeshjes, por portieri i tyre në fund, te llotaria e 11-të metërshave, bëri pritjen deçizive dhe i dha kështu kualifikimin në playoff të Champions dhe siguroi grupet e Europa League (edhe në rast se eliminohen turin tjetër).

Përballja e radhës, ndaj Ferencvarosit të shqiptarit Myrto Uzuni, që sonte gjithashtu realizoi supergol duke i dhënë biletën për në playoff hungarëzëve.

Maçabi Tel Aviv eliminon gjithashtu Dinamo Brest me një gol, kurse Midtjylland shkatërron 3-0 Young Boys në Danimarkë.

.

Të Ngjajshme

City kthehet i frikshëm ndaj Burnley-t, Mahrez më mirë se CR7

admin

Video: Aksion perfekt nga City, Mahrez nuk fal

admin

Icardi “përqesh” Maradonën, furtunë në rrjetet sociale kundër tij

admin

Leave a Comment