November 23, 2020
Portali Shprehja

CHAMPIONS, GRUPI D: Liverpool-i bën detyrën dhe merr kreun, Zapata shpëton Atalanta-n

Liverpool ka mundur 2-0 debutuesit e Midtjylland dhe është ngjitur në vendin e parë të Grupit D të Champions League. Diogo Jota (55′) dhe një penallti e Salah (90+3′) i kanë dhuruar tri pikët skuadrës së Klopp-it.

Ai i realizuar nga Jota ka qenë goli numër 10.000 në historinë e Liverpool-it në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet, që ka ardhur 128 vite pas të parit, i shënuar nga Jock Smith në shtëtorin e 1892-shit në Lancashire League.

Në vendin e dytë të grupit është Atalanta, që ka arritur të shmangë një humbje që dukej e sigurt kundër Ajax-it pas pjesës së parë. Holandezët në fakt kanë shënuar dy herë me Tdic (pen, 30′) dhe Traore (38′).

Italianët janë kundërpërgjigjur me Duvan Zapata (54′, 60′) në 45 minutat e dyta.

.

Të Ngjajshme

Edhe Serie A përulet përpara Ibrahimovic! Tërbohen Ronaldo e Lukaku, por edhe tifozët e Juves dhe Interit

admin

Fitorja e parë si trajner në karrierë, Bonera zbulon “objektivin e vërtetë” të Milanit!

admin

Koeman shpjegon pse la jashtë Barcelonës Messin dhe De Jong

admin

Leave a Comment