June 27, 2022
Portali Shprehja

Champions-i rezultoi fatal, Pochettino është SHKARKUAR. Mungon vetëm…

Mauricio Pochettino thuhet se është shkarkuar nga posti i trajnerit të Paris Saint-Germain, pasi argjentinasi dhe klubi arritën një marrëveshje për t’i ndarë rrugët.

Pochettino ka qenë në krye të kampionëve të Ligue 1 për 18 muaj, e udhëhoqi klubin parizien drejt titullit në Francë, në sezonin e tij të parë të plotë, duke përfunduar 15 pikë përpara Marseille të vendit të dytë (diferenca më e madhe mes kampionit dhe ndjekësit më të afërt në cilindo nga pesë divizionet e mëdha të Evropës).

Tact Watches

Sidoqoftë, eliminimi i hershëm i PSG nga Champions League në duart e Real Madridit (në 1/16 finale) ishte një faktor në vendimin e ndërsjellë, që Pochettino të largohej nga “Parce des Princes”.

ESPN raportoi të mërkurën se ai ishte shkarkuar, megjithëse ende nuk është bërë një njoftim zyrtar për këtë fakt. Trajneri i Nice, Christophe Galtier, mendohet të jetë pasuesi i argjentinasit, pasi Luis Campos zëvendësoi Leonardon si drejtor sportiv.

Sipas ESPN, bisedimet me Galtier kanë ecur mirë dhe ai është i prirur të marrë rolin me shumë përgjegjësi te kampionët francezë. Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane besohej se ishte zgjedhja e preferuar e Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, emirit të Katarit, që zotëron PSG-në.

Megjithatë, për “Zizou” ka lajme kontradiktore, me dëshirën e tij për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas Botërorit të Katarit që duket se predominon edhe zgjedhjen.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment