September 22, 2023
Portali Shprehja

Charles është Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Në momentin e vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Por ka një sërë hapash praktike – dhe tradicionale – nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret.

Një nga veprimet e tij të para është të vendosë nëse do të mbretërojë si Mbreti Charles III, apo do të marrë një emër tjetër.

Për shembull, emri i parë i gjyshit të tij George VI ishte Albert, por ai mbretëroi duke përdorur një nga emrat e tij të mesëm. Charles mund të zgjidhte nga cilindo nga katër emrat e tij – Charles Philip Arthur George. Nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli, raporton bbc.

Edhe pse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit.

Megjithatë, ai trashëgon menjëherë titullin tjetër të babait të tij, Duka i Cornwall-it. Gruaja e tij Catherine do të njihet si Dukesha e Cornwall.

Do të ketë gjithashtu një titull të ri për gruan e Charles, titulli i plotë i së cilës do të jetë Queen Consort – bashkëshortja është termi që përdoret për bashkëshorten e monarkut.

.

Të Ngjajshme

Kjo është arsyeja e mahnitshme pse duhet t’i lani flokët me kafe

Punëtorët e Apple në Francë nisin grevën për kushtet e punës në ditën e prezantimit të iPhone 15

Shkupi “harron” ditën botërore pa makina, qytetarët: S’ka transport, përdorim makinat

Leave a Comment