Chelsea – Manchester United, formacionet e mundshme

Të dyja skuadrat vijnë pas pushimit dimëror, dhe synojnë fitoren në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Blutë gjendet në pozitën e katërt me 41 pikë, kurse Man Utd në vendin e 9 me 35 pikë, përcjell lajmi.net.

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, formacionet e të dyja skuadrave mund të jenë të parashikueshme bazuar në ndeshjet paraprake të të dyjave dhe lojtarëve që kanë në dispozicion.

Skema e Chelseat pritet të jetë 4-3-3, me katërshen e mbrojtjes të paprekur në përjashtim të Emerson Palmeri, poziten e të cilit pritet ta zë i Azpilicueta. Mesfusha, si zakonisht pritet të përbëhet nga Kante, Jorginho dhe Kovacic, për t’i prirë tredhëmbëshit sulmues Mount, Willian dhe Abraham.

Për ‘’Djajtë e Kuq’’ pritet të luajë i riu Williams, që pritet ta zë vendin e Luke Shaw i cili nuk po bind me paraqitjet e tija, ndërkohë që pjesa tjetër e mbrojtjes nuk do të ketë ndryshime, me Lindelof, Maguire dhe Wan Bisaka, që do të jenë të rreshtuar para De Geas në portë. Mesfusha mund të pësojë ndryshime, me Martial që do të rreshtohet si mesfushor i majtë përkrah Matic, Fred dhe James që plotësojnë repartin e mesfushës, kurse në poziten e fantazistit pritet të jetë blerja e re e Solskjaer, Fernandes, i cili do ta mbështesë Ighalon si sulmues për shkak se Marcus Rashford ende nuk është rikuperuar. /Lajmi.net/ 

Chelsea

Man Utd

Të ngjajshme

Diogo Jota në radarin e Arsenal

shprehja

Chelsea jep të rejat rreth yllit të skuadrës që është prekur nga Covid19

shprehja

Karriera frymëzuese e Berat Gjimshitit, nga 14 humbje radhazi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë