February 1, 2023
Portali Shprehja

Chelsea nuk ka ndërmend ta ndalet, tani do edhe yllin e Serisë A

Një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit është Chelsea, që duket se ka ndërmend ta përforcojë ndjeshëm skuadrën në dispozicion të trajnerit Potter.

Nevoja për përforcime e londinezëve është rritur pas dëmtimeve të pësuar nga Sterling, Mount dhe Pulisic gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Manchester City-t. Dhe është pikërisht në krahët e sulmit që anglezët duan të shtojnë cilësi, me drejtuesit që duket se e kanë gjetur lojtarin ideal.

Sipas calciomercatoweb.it, bëhet fjalë për Federico Chiesa, sulmuesi i Juventus-it. Trajneri Potter duket se e shikon talentin italian si lojtarin perfekt për të përforcuar repartin e sulmit.

Natyrisht nuk do të jetë një operacion i lehtë, duke parë se klubi torinez ka pak mundësi që ta lërë të largohet yllin e saj. Megjithatë, Chelsea, që ka burime shumë të rëndësishme ekonomike, duket se do ta bëjë një tentativë.

Vetë futbollisti mund të tundohet nga ideja për të luajtur në Premier League, dhe kjo mund të jetë përcaktuese për të çuar përpara një negociatë të mundshme.

Gjëja e sigurt është se Chelsea-t i duhen përforcime dhe mund të paraqitet shumë shpejt në zyrat e bardhezinjve me një ofertë për numrin 7, që do të duhet të jetë padyshim e rëndësishme për ta bindur Juventus-in ta shesë lojtarin.

.

Të Ngjajshme

Interit i mjafton Darmian, në gjysmëfinale të Coppa Italia! Newcastle siguron finalen e Kupës së Ligës Angleze (PAMJET)

admin

ABSURDE DHE PATETIKE | Ziyech ka ngecur te zyrat e PSG pa firmosur dot! Chelsea nis 3 herë dokumentet gabim…

admin

12 ORË PA PUSHIM NEGOCIATA! Fernandez-Chelsea, të gjitha detajet e transferimit rekord në Premier. River Plate shkruan historinë gjithashtu…

admin

Leave a Comment