January 16, 2022
Portali Shprehja

Chiesa bërtet nga dhimbja dhe rrëzohet në tokë: lëndim alarmues në Roma-Juve! Lajmi i hidhur

Sezoni i pafat për Federico Chiesa. Lojtari i Juventusit u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e majtë: pas një kontrasti me Smalling rreth gjysmë ore të ndeshjes në stadiumin Olimpico mes Zonjës së Vjetër dhe Romës, numri 22 i Juventusit u përpoq të qëndronte në fushe por pas ndryshimit të drejtimit ai u rrëzua përtokë dhe vuri duart në fytyrë.

Një skenë jo e mirë për sulmuesin e fortë të kombëtares italiane, reagimi i të cilit ka nxjerrë në pah gjithë dhimbjen për dëmtimin. Në vend të tij ishte Dejan Kulusevski, i cili do të kalojë në krahun e djathtë dhe Weston McKennie është zhvendosur në të majtë.

Tact Watches

Nuk është ende e qartë se cili është problemi i Chiesa dhe përditësime më të sakta do të pasojnë në orët në vijim, por mënyra se si lojtari i Juventusit u largua nga fusha nuk është shumë ngushëlluese as për klubin e Juventusit dhe as për kombëtaren e Roberto Mancinit në horizont teplayoff në fund të marsit.

Para se të largohej nga fusha për të mbërritur në stol, ai kaloi nën segmentin e stadiumit të zënë nga tifozët e Juventusit, të cilët bënë të ndjehej afërsia me sulmuesin e ri të Zonjës së Vjetër.

Lojtari i fortë i Juventusit ishte rikthyer pas pushimit të Krishtlindjeve nga dëmtimi i kofshës, i cili e kishte bllokuar gjatë ndeshjes kundër Atalantës në fund të nëntorit, por sot ai pati këtë problem të ri që do ta detyrojë të qëndrojë sërish në vend: shpresa është që ai reagim dhe mimike te mos jene nje sinjal se gjerat kane shkuar keq, edhe pse frika per nje ndalese te gjate ekziston,

Nuk ishte një sezon i lehtë për Federico Chiesa, i cili tashmë ishte ndalur disa herë në fillim të sezonit futbollistik, veçanërisht për problemet me muskujt: tashmë ka ardhur ky dëmtim i ri që mund ta mbajë larg fushës për disa kohë.

Sakaq, ndaj Interit, ne Superkupe do te mungojne edhe De Ligt dhe Cuadrado, te skualifikuar.

.

Të Ngjajshme

LAJM I HIDHUR TE PSG | Pochettino humbet titullarin për sfiden ndaj Real?

admin

Juventus, surpriza e janarit: sulmuesi mund të vijë nga Rusia për 5 mln euro!

admin

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

Leave a Comment