February 1, 2023
Portali Shprehja

CIES shpalos listën, Belingami me vlerë më të lartë të transferimit

Observatori i Futbollit “CIES” ka krijuar një listë me 100 lojtarë me vlerat më të larta të transferimeve në futboll. Anglia i bashkohet Brazilit si kombi me më shumë lojtarë (14) në listë, ndërsa Man. Siti (13) është klubi më i përfaqësuar.

Mesfushori i Borusia Dortmundit, Xhud Bellingam aktualisht ka vlerën më të lartë të transferimit në futboll me më shumë se 183 milionë funte (207 milionë euro). Mesfushori 19-vjeçar dhe bashkëlojtari i tij te Angla, Fill Foden janë dy të parët në listën me 100 lojtarë të bërë nga Observatori i Futbollit “CIES”.

Lista vlerëson vlerat e lojtarëve duke marrë parasysh paraqitjen, moshën dhe kontratat, gjë që shpjegon pse Bellingam dhe Foden janë renditur mbi vendin e tretë, Kilian Mbape, marrëveshja e të cilit me Paris Sen Zhermin skadon në verën e vitit 2024.

Bellingam (183.9 milionë funte/207 milionë euro) dhe Foden (177.1 milionë funte/200 milionë euro), kontratat e të cilit me Manchester City është deri në vitin 2027, janë në krye të listës ndërsa Mbappe i treti dhe i rendituri në pozitën e katërt, Vinicius Jr i Real Madridit, vlerësohen të dy me 168 milionë funte (190 milionë euro).

Dyshja e re e mesfushës së Barcelonës, Pedri dhe Gavi, janë përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë pas Erling Hallandit, ndërsa mesfushori i Bajern Munihut, dhe ish-ndërkombëtari i të rinjve të Anglisë, Xhamal Musiala është i teti.

Qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol, i cili është lidhur me disa top klube pasi paraqitjeve fantastike për Kroacinë në Kupën e Botës, është në vendin e nëntë, ndërsa mesfushori i Real Madridit Federiko Valverde mbyll “Top 10”-shen./Lajmi/

.

Të Ngjajshme

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Leave a Comment