April 12, 2021
Portali Shprehja

Cilat kafshë kanë dëgjimin më të mirë në botë?

Të gjithë e dimë se kafshët kanë dëgjim mjaftë të fortë, por sa mund të dëgjojnë ato saktësisht? Disa prej tyre mund të dëgjojnë disa herë më shumë se ne, shkruan lajmi.net.

Për shembull, macet mund të dëgjojnë frekuencat mes 45 dhe 64,000 Hz, ndërsa njeriu dëgjon vetëm mes 64 dhe 23,000 Hz.

Por çfarë për qentë? Ata mund të dëgjojnë nga 67 deri në 45,000 Hz. Ndërsa peshqit si p.sh. peshku i artë, dëgjojnë nga 20 deri në 3,000 Hz.

Disa kafshë si p.sh. elefantët mud të dëgjojnë tinguj aq të ulët deri në 16Hz, që do të thotë, ata mund të dëgjojnë tingullin e reve teksa lëvizin.

Balenat belua gjithashtu kanë dëgjim shumë të fortë, mes  1,000 dhe 123,000 Hz.

Sado e çuditshme që mund të duket, dëgjimin më të mirë e kanë insektet. Fluturat mund të dëgjojnë deri në 300,000 Hz.

Nga gjitarët, lakuriqët kanë dëgjimin më të mirë, mes 2,000 dhe 110,000 Hz.  /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

A e dini sa njerëz në botë kanë emrin tuaj?

admin

Rusët sfidojnë acarin, marrin pjesë me bikini në festivalin e skive

admin

U takuan për të mos u ndarë më kurrë – Si dashuria e Elizabeth dhe Philip fitoi mbi kundërshtitë e të gjithëve

admin

Leave a Comment