September 24, 2022
Portali Shprehja

City “i dënuar” për ta fituar Champions me Haaland? Guardiola nuk është dakord! “Spanja dominon Europën sot kurse ne…”

Në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Sevillas, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për Ligën e Kampionëve, një objektiv i qartë i “qytetarëve”: “Është një kompeticion i vështirë, jam krenar që jam kthyer këtu.

Ne nuk arritëm shumë por vitin e kaluar arritëm të kalojmë në ndeshjet e fundit. Nëse nuk jemi mirë, do të shkojmë në shtëpi dhe do të pranojmë kritikat nga tifozët dhe mediat dhe pastaj pas një kohe do të vazhdojmë.

Sezonin e kaluar luftua”m për të qenë këtu, e dimë sa e vështirë do të jetë. Skuadrat spanjolle dominojnë Evropën… Sporti të jep gjithmonë një mundësi tjetër. Unë do të doja të kisha një histori si ajo e Sevillas në Evropë.”

Mbi Haaland – “Të gjithë lojtarët përpiqen të na bëjnë të luajmë më mirë, përndryshe nuk ka kuptim. Kjo na ndihmon të fitojmë tituj. Nëse të gjithë varemi pas shpatullave të Haaland, nuk do ta fitojmë Ligën e Kampionëve.

Ne përpiqemi t’i krijojmë mundësi për të shënuar. Ne e bindëm të vinte këtu. Në verë ndjemë se nuk kishim shumë sulmues. Ai po mundohet të përfshihet në mënyrën se si luajmë. Ai është i kënaqur me Alvarezin dhe lojtarët e tjerë. E kuptoj që të gjithë po flasin për Erling, por unë kam tre, katër , pesë lojtarë të rinj dhe është e rëndësishme që të gjithë të qetësohen”.

.

Të Ngjajshme

Kaka ndërron sport, nën 3 orë e 40 minuta është objektivi i brazilianit

admin

Koeman justifikon dështimin te Barça: “Shkova në momentin më të keq të klubit”

admin

“Wanda Nara, plani për të tradhtuar Icardi-n pa u zbuluar”

admin

Leave a Comment