15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Çka do të ndodhë me fatin e të punësuarëve në Prokurorinë Speciale?!

Punëtorët profesional dhe personeli teknik i Prokurorisë Speciale Publike, mes të cilëve edhe informatikantët të cilët u kanë ndihmuar prokurorëve dhe hetuesve, kanë kërkuar ndihmë nga ambasadat e SHBA-ve dhe Holandës, nga euro ambasadori Samuel Zhbogar, si dhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe prokurori shtetëror Lubomir Joveski, pasi kanë drojë se nga dita e hënë ata do të ngelen në rrugë.

Të punësuarit në PSP
“Në kushte kur shteti ishte ballafaquar me sfida serioze për ardhmërinë e tij dhe kur funksionimi i institucioneve të sistemit ishte bllokuar në çdo aspekt të fjalës, në kushte kur me muaj asnjë institucion nuk e mbeshteste formimin e PSP-së dhe ekipimin e saj me kuadër profesional dhe ndihmës, ne morëm guximin të jemi zëri i drejtësisë dhe ti bashkangjitemi ekipit të prokurorëve. Nën presion të obstrukcioneve, ofendimeve, sulmeve të përhgershme mediatike dhe etiketimeve, me vetëdijë duke pranuar edhe rrezik për sigurinë tonë dhe familjeve tona, punuam me përgjegjësi, pa ndalë, pa rezerva dhe në mënyrë profesionale, duke respektuar deri në fund ligjet, duke dhënë mundin për krijimin e standardeve profesionale që do të jenë shembull pozitiv për të gjitha institucionet e tjera”.

Situata eventuale e cila thonë se është mëse e qartë, se dorëzimi i lëndëve që udhëhiqen nga kjo prokurori do të sjellë deri te mospasja e nevojës për ekzistimin e tyre, të punësuarit shprehen se drejtëpërdrejtë i tangon ata dhe të drejtat e tyre.

Të punësuarit në PSP
“Nga këtu çdo qëllim i grupeve negociuese, që është në kundërshtim me dispozitat ligjore të theksuara më herët, do ta konsiderojmë si shkelje e drejtëpërdrejte e të drejtave të marëdhënies së punës e motivuar nga hakmarrja ndaj të punësoarve dhe ndaj gjithçkaje që ata kanë arritur gjatë periudhës së kaluar me sinqeritet dhe sakrificë ndaj institucionit ku punojnë”.

Të punësuarit në PSP thonë se gjatë gjithë kohës kanë punuar me përkushtim dhe duke respektuar të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore dhe nuk meritojnë të ngelen në rrugë pas gjithë mundit dhe sakrificës së deritanishme./Shenja.tv

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj ndërpret fjalimin në Gjilan, respekton ezanin

shprehja

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja