October 2, 2022
Portali Shprehja

Çka u diskutua në takimin e krerëve të Odës Ekonomike dhe VMRO-DPMNE-së?

Gazetar: Ile Petrevski

Kriza energjetike, paralajmërimet për tatime të reja, e diela ditë jopune, këto janë tre problemet kryesore në ekonomi për të cilat biznesmenët kanë biseduar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkruan Alsat.

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, tha se duhet të sillemi si shtet, sepse Maqedonia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dhe kjo nënkupton se sundimi i ligjit, reforma në arsim, si dhe zhvillimi i ekonomisë duhet të jenë prioritete të Qeverisë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo krizë energjetike sigurisht që do të zgjasë edhe një vit, duhet të përgatitemi për të sepse ajo që kemi humbur gjatë kësaj periudhe nuk do të mund të kompensojmë dhe do kemi probleme këtë vit. Përfundimisht për situatën e përgjithshme, ne kemi një qëndrim të përbashkët me partinë më të madhe opozitare se është koha për një marrëveshje të re ekonomike të shtetit”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Biznesi po ballafaqohet me probleme të vështira sepse politikat e qeverisë nuk janë të orientuara nga zhvillimi ekonomik, thotë kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski. Ai paralajmëron se kriza e rrymës do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, andaj e porositi  Qeverinë që tani të përgatitet për problemet.

“Kriza energjetike në vetvete nuk duhet të jetë zhvendosje e vëmendjes nga politikat e dështuara të qeverisë, mosveprimit dhe vjedhjes së kompanive, të hapura në çast, që i përdorin për të transportuar qymyr dhe për të blerë mazut”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Biznesmenët disa herë dorëzuan kërkesa në Qeveri për përmirësimin e ekonomisë në vend. Një pjesë e kërkesave u plotësuan, por për një pjesë të mirë ende pritet dritë jeshile nga autoritetet./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment