October 2, 2022
Portali Shprehja

Clinton nuk do të rikandidojë për presidente të SHBA-së

Ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja për presidente në SHBA, Hillary Clinton (74), tha se nuk do të kandidojë më për presidente.

“Jo, nuk do të kandidoj. Por do të bëj gjithçka që mundem për të pasur një president që respekton demokracinë tonë, sundimin e ligjit dhe institucionet tona”, tha ajo për CBS.

Ajo shtoi se Trump nuk i përket kategorisë së presidentit që ajo do të mbështeste dhe se ai duhet “të mposhtet seriozisht” nëse kandidon sërish.

“Ai proces duhet të fillojë në Partinë Republikane. Tregoni karakter, ngrihuni përballë këtij djali”, tha Clinton.

Trump, i cili mposhti Clintonin në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish në vitin 2024 dhe sondazhet tregojnë se ai ka një shans të mirë për të qenë kandidati republikan.

Ndryshe, Clinton një kohë ishte edhe Zonja e Parë gjatë presidencës së Bill Clintonit si dhe Sekretare e Shtetit.

.

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment