July 2, 2022
Portali Shprehja

Çmimet e banesave nuk do të lirohen, stabilizimi varet nga materiali ndërtimor

Gazetar: Ile Petrevski

Tact Watches

Çmimi i banesave po stabilizohet dalëngadalë ndërsa ulje qytetarët vështirë se do të presin. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, çmimi i tyre është rritur për 20 %, kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të materialeve të ndërtimit, shkruan Alsat.

Vitin e kaluar banesat më të shtrenjta janë shitur në Qendër të Shkupit me çmim deri në 1300 euro për metër/ katror. Banesat në Karposh dhe Aerodrom janë pak më të lira. Rritja e çmimeve të pasurive të patundshme vërehet këtë vit, por kompania konsulente “Forton” thotë se ende janë duke u bërë analiza. Në Çair dhe Butel një metër/ katror shitet mbi 1000 euro.

“Në periudhë afatmesme, nëse nuk rritet çmimi i materialeve të ndërtimit, nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të banesave. Tregu është i balancuar. Nuk shohim banesa që kërkohen në treg e që nuk shiten. Tradicionalisht është kështu sepse popullata ende e sheh blerjen e një banese si investimin më të sigurt”, tha Ollga Dervenxhi- menaxhere zhvillimi në “Forton Maqedoni”.

Vitin e kaluar kompanitë e ndërtimit morën leje për ndërtimin e afro 8 mijë apartamenteve, të cilat ende nuk janë ndërtuar. Në të njëjtën kohë në territorin e Maqedonisë janë shitur 4500 banesa. Hulumtimi i Forton tregon se gjatë pandemisë, është rritur edhe marrja e hapësirave afariste me qira, edhe pse shumë punonjës punonin nga shtëpia./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Zyrtari ukrainas: Trupat ruse mund të rifillojnë sulmin në Kiev

Çfarë ndodh me trupin kur nuk e pini kafenë e zakonshme të mëngjesit

Mbi 500 mjekë në Kosovë janë të papunë

Leave a Comment