June 27, 2022
Portali Shprehja

Çmimet e papërballueshme, Biden bën thirrje për heqjen taksës së karburanteve në SHBA

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ka bërë sot zyrtarisht thirrje Kongresit që të ulë taksën federale të karburantit për tre muaj. Thirrja e Biden vjen në përpjekje për të ulur koston e krizës energjitike, si pasojë e të cilës janë vendosur çmime rekord të gazit në pikat e karburantit në SHBA .

Tact Watches

Në të njëjtën kohë, në deklaratat e tij, presidenti amerikan u bëri thirrje kompanive të naftës që të përpunojnë më shumë naftë në benzinë. Kjo, tha ai, do të ulte çmimin e karburantit me një dollar në pikat e karburantit.

Kujtojmë se qeveria amerikane po ushtron presion mbi kompanitë e mëdha amerikane për të ndihmuar në zbutjen e kostos për drejtuesit e automjeteve gjatë sezonit të verës. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, shtatë kompani nafte do të takohen të enjten me Joe Biden dhe do të ngrenë çështjen e politikës së çmimeve, mes fitimeve të larta të regjistruara nga industria.

.

Të Ngjajshme

Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Punonjësit e parkut zoologjik në Greqi vrasin shimpanzen, qytetarët paralajmërojnë protesta

Çellsi afër firmosjes së kontratës me sulmuesin e Sitit

Leave a Comment