September 25, 2022
Portali Shprehja

Çmimi i grurit trefish më i ulët nga mielli. “Mund të eksportojmë, por mungon strategjia”

Edhe kur nuk ka sasi të mjaftueshme, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Për dallim nga viti i kaluar, rritja për prodhuesit nuk ka asnjë rëndësi, për shkak se nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet që janë shtrenjtuar shumë. Nëse marrim parasysh se edhe çmimi i miellit është rritur për tri herë krahasuar me çmimin e grurit, del se të gjithë përfitojnë, ndërsa prodhuesit dhe konsumatorët humbin. 110% është dallimi mes çmimit të grurit dhe të miellit, sqaron Memet Sinani, bujk nga Bogovina.

“Katër deri katër herë e gjysëm është shumëfishuar rritja e çmimit të plehurit artificial. Pesticidet, herbicidet mos ti numëroj të gjithë çmimet kanë shku lart, nafta ka hypur, vjet ishte diku 50 denarë tash 100 denarë d.m.th 100%. Për sa i përket çmimit të grurit është prej vjet deri sivjet është diku 70 – 75%, pra çmimi real i grurit këtë vit është desht të jetë mbi 24-25 denarë”, tha kultivuesi i grurit Memet Sinani.

Memeti ka tërë jetën që kultivon grurë, por thotë se ka rrezik nga shuarja e kësaj dege nëse çmimi nuk rritet. Ai pret se vendi ynë do të varet nga importi për 90 deri 100%.

Po a ka kapacitet vendi që t’i mbulojë nevojat për grurë? Sinani thotë se shtetit i mungon strategjia. Subvencionet nuk jepen në periudhë kur nevojiten për mbrojtjen e produkteve bujqësore, por në shkurt. Ujë ka, por i njëjti nuk drejtohet tek arat.

“Vitin e ardhshëm une mendoj se të mbjellurat e vjeshtës do të jenë problematike dhe nuk mendoj se nuk do të ketë prodhim të madh të grurit vitin që vjen, por mendoj se do të ketë rinie si çdo vjet shkon poshtë prodhimi i grurit, ne në vitin 2013-2014 kemi prodhuar diku 330 mijë ton, ndërsa Maqedonisë i duhen 400mijë ton. Këtë vit une nuk e di sakt por ëshët 140, 150 ose 160mijë ton prodhimi i grurit. Vitin e ardhshëm me siguri do të ketë më pakë dhe ne do të jemi të varur nga importi i grurit për buk”, tha Sinani.

Nga Federata e bujqve kanë propozuar që çmimi të dakordohet dhe të definohet që para procesit të prodhimit, por kjo nuk ka ndodhur. Bujqit kultivojnë grurë, por nuk e dinë për sa para. Edhe pse vendi ynë është i njohur për bujqësi, shteti në nivel vjetor importon 100 000 tonë grurë dhe 33 000 tonë miell, pra më shumë se Serbia. Në bursat botërore çmimi i grurit është rritur për 30%.

Të Ngjajshme

Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Leave a Comment