February 8, 2023
Portali Shprehja

Çokollata dhe efektet pozitive për forcimin e memories!

Përveç shijes së mire që ka çokollata, ajo ka dhe një sërë efektesh pozitive siç është rritja e përqendrimit dhe forcimi i kujtesës.

Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga një hulumtim i publikuar së fundmi, u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë, kishin performancë më të mirë se ata që nuk e konsumonin ate.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” që gjendet me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë, përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura.

Studimi përfshiu rreth 1.000 njerëz në 30 vite. Shkencetarët studiuan efektin e çokollatës tek memoria dhe përqendrimi. Megjithatë, mjekët këmbëngulin që çokollata duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjellë përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.

.

Të Ngjajshme

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Leave a Comment