November 23, 2020
Portali Shprehja

Conte i marrosur pas Kanté, sakrifikon tri yje zikaltër. Nevojiten 50 milionë euro

Antonio Conte i ka gjërat të qarta. Sipas tij, duhet forcuar mesfusha zikaltër në përpjekje për ta mbyllur përgjithmonë hendekun me Juventusin. Ky është një nga objektivat kryesorë të Interit në merkaton e kësaj vere. Klubi zikaltër ka qenë prej kohësh në gjurmët e disa prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim dhe, në radarët e menaxherëve zikaltër spikat një profil, N’Golo Kanté.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, kampioni transalpin është shumë i pëlqyer nga Antonio Conte (ai tashmë e ka stërvitur te Chelsea), por që të nënshkruhet me të kërkohet një sakrificë e rëndësishme financiare. Çmimi i kartonit të tij është rreth 50 milionë euro, ndaj do të jetë e vështirë për ta blerë francezin për një shumë pak më të ulët.

Kante është i gatshëm të fillojë një përvojë të re larg Londrës, por sigurisht nuk do të bëjë asgjë për ta detyruar Chelsea. Nisur nga politika e re, e imponuar nga “Suning”, për të arritur lojtarin do të jetë e nevojshme së pari të shiten të tjerë zikaltër dhe të reduktohet organika aktuale.

Nga ky këndvështrim, Conte është gati për të hequr dorë nga disa emra. Ndër elementët e skuadrës së tij, që ai është gati t’i japë duart, quhet Marcelo Brozovic. Kroati, ndërkohë, ka përfunduar në radarët e Monakos. Tani për tani, asnjë ofertë e vërtetë për nënkampionin e botës nuk ka mbërritur, por ka interes.

Midis lojtarëve që mund të largohen nga Interi figuron edhe Godin, Skriniar e ndoshta Eriksen. Por kjo nuk është e gjitha. Një tjetër futbollist, që luan në Chelsea, i cili tashmë ka bërë shumë mirë me Conte në të kaluarën, pëlqehet në “San Siro”. Fjala është për Marcos Alonso. Për spanjollin, negociatat mund të finalizohen me huazim si fillim, me opsionin e blerjes në një moment të dytë.

.

Të Ngjajshme

E FUNDIT: Eriksen larg Italisë, përfundon te gjigantët e Gjermanisë?

admin

Edhe Serie A përulet përpara Ibrahimovic! Tërbohen Ronaldo e Lukaku, por edhe tifozët e Juves dhe Interit

admin

Fitorja e parë si trajner në karrierë, Bonera zbulon “objektivin e vërtetë” të Milanit!

admin

Leave a Comment