January 25, 2021
Portali Shprehja

Conte, i mrekulluar nga ylli i tij: Ështe një lojtar futbolli amerikan. Mund të bëhet një nga më të fortët

Inter-i ka marrë suksesin e tretë radhazi në kampionat pas fitores kundër Bologna-s. Pas vërshëllimës finale, Antonio Conte ka folur për DAZN dhe në veçanti për Lukuaku-n.

“Ai mund të rritet akoma. Kur ka ardhur e kam përkufizuar një diamant të papërpunuar. Kam thënë gjithmonë se ka arritur aty ku ka arritur për cilësitë që ka, dhe duke punuar mund të bëhej një nga më të fortët në botë”, ka thënë Conte.

“Është në rrugën e duhur, sepse ka cilësi fizike të një pyke dhe ka vizion loje. Është një lojtar futbolli amerikan: kam këmbëngulur shumë, jo vetëm tek Inter-i, sepse ka karakteristika unike”.

“Jam i lumtur për të, ashtu si për Lautaro dhe Sanchez, që duhet të jetë më vendimtar dhe të shënojë ndonjë gol më shumë. Por nuk duhet të arrojmë se vjen nga dy vite pa luajtur, tani po fiton përësëri besimin dhe po luan me njëfarë vazhdimësie”.

“Më lejon të lë pushim Lukaku-n dhe Lautaro-n”.

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment