May 28, 2022
Portali Shprehja

Courtois zgjidhet MVP i ndeshjes! “Nuk them se City e bëri në brekë te 1-1, por…”

I shpërblyer si MVP i ndeshjes (Me i miri) Thibaut Courtois flet për emocionet e pabesueshme të Real Madrid-Manchester City: “Me një fjalë ky eshte Real Madrid. Ky klub është i aftë për çdo gjë, ne vazhduam të besojmë në këtë finale edhe duke u mbrojtur.

Kur e cuam ndeshjen 1-1 e dinim se gjithçka ishte e mundur. Te avantazhi 2-1 ata ishin të vdekur. Në kohën shtesë ne ishim më të mirët, edhe pse vuajtëm në pjesën e dytë. E pabesueshme”

Tact Watches

Në minutën e 89-të nuk dukej e mundur. “Jo, mendoj se jo. Para portës ne nuk ishim edhe aq te sakte dhe Vini humbi një gol në fillim të pjesës së dytë. Dukej si një nga ato ndeshjet e mallkuara. Por edhe ata e dinin se gjithçka mund të ndodhte në Bernabeu. Nuk e kam fjalën se e bene ne breke te 1-1, por…”.

Ju mundet Cityn pas PSG-së dhe Chelsea-t. “Ne kemi eliminuar ekipe të mëdha, të cilët kanë shpenzuar shumë. Rruga që kemi bërë deri më tani është e pabesueshme, ne e dimë se mund të bëjmë gjithçka në shtëpi.”

Të gjithë keni veshur fanelen me numrin 14 (Champions). “Unë mendoj se kur arrin në një finale të gjithë duan të fitojnë. Edhe ata që kanë fituar katër do të ishin legjendarë. Shpresoj të fitoj të parën”.

Sakaq, me kërkesë të gjysmëfinalistëve, UEFA ka ulur çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për 28 maj në Paris. Janë bërë marrëveshje të reja për biletat e ofruara falas nga UEFA për tifozët e finalistëve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Masa u shpall fillimisht më 14 shkurt 2022.

Në vend të ofrimit të 5000 biletave falas të klubit, të gjitha biletat e kategorisë 3 dhe 4 do të zbriten për tifozët e ekipeve konkurruese. Vendimi vjen pas kërkesës për ndryshimin e sistemit të biletave të paraqitur nga gjysmëfinalistët.

Zbritjet përfaqësojnë të njëjtën vlerë të përgjithshme financiare dhe do të financohen plotësisht nga UEFA. Prandaj, tani do të përfitojnë 15,600 tifozë për çdo ekip, me biletat e kategorisë 4 me çmim 60 euro në vend të 70 euro dhe biletat e kategorisë 3 me 150 euro në vend të 180 euro.

.

Të Ngjajshme

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Krahasimi i dy finalistëve; Ancelotti është trajneri i lojtarëve, Klopp i lojës

admin

Leave a Comment