September 26, 2020
Portali Shprehja

Covid-19, epidemiologu i njohur shqiptar tregon çfarë pritet gjatë vjeshtës dhe dimrit

Epidemiologu Artan Simaku u shpreh se fundi i vjeshtë dhe fillimi i dimrit do të ketë një bashkëqarkullim të viruseve, atë të grupit dhe ai i koronavirusit, por është ende herët për të kuptuar se kush do të mbizotërojë më shumë. Ai tha se trendi i i të infektuarve më COVID është i qëndrueshëm, por që me hapjen e shkollave pritet të ketë një rritje të lehtë.

“Trendi aktualisht i rasteve me COVID paraqitet i qëndrueshëm edhe pse me luhatje të vogla dhe kështu do të vijojnë edhe në ditë në vijim. Me hapjen e shkollave nuk përjashtohet të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Në lidhje me valën e dytë i referohemi sezonit vjeshtë-dimër. Qarkullimi i virusit të gripit fillon në fund të nëntorit dhe në dhjetor dhe në këtë sezon do të kemi një bashkëqarkullim të dy viruseve, të gripit dhe ati të koronavirusit. Nuk e dimë se do mbizotëroj covid kundër virusit të gripit apo e kundërta, por do të kemi një bashkëjetesë të të dyve edhe për një stinë tjetër atë të vjeshtë-dimrit. nëse do të ketë rënien në pranverë të 2021 mbetet për tu parë”, – tha Simaku gjatë një lidhje live me Report Tv.

Në lidhje me hapjen e spitaleve COVID 3 dhe COVID 4, Simaku tha se në shifrat aktuale nuk është e nevojshme hapja e tyre edhe pse infrastruktura dhe ekipet e mjekëve janë gati.

“COVID 3 dhe COVID 4 aktualisht me këto shifra nuk është e nevojshme hapja e tyre, nëse rritet numri dhe mbushen kapacitete COVID 1 dhe 2 atëherë do të shkojmë tek COVID 3, por momentalisht nuk është e nevojshme edhe pse infrastruktura dhe mjekët janë gati. Infrastruktura në spitale është e pajisur dhe nuk ka vend për panik, është stafi i spitalit dhe mjekët që gjykojnë më mirë menaxhimin e pacientëve brenda spitalit. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi”, – tha Simaku.

Simaku tha se për të shmangur mbingarkimit të spitaleve do të bëhet vaksinimi falas i vaksinës së gripit të grupeve të riskut, pasi në këtë mënyrë spitalet do të kenë më shumë hapësirë për t’u marrë me të infektuarit me covid.

“Ajo që kem i në dorë është vaksinimi i popullatës ndaj gripit. Kjo do të sjellë më pak fluks të atyre që shtrohen në spitale me grip dhe kjo jep mundësinë në fokusimin te pandemia. Vaksinimi falas ndaj gripit të grupeve me risk të popullatës dhe në këtë mënyrë do të reduktohet ngarkesën spitalore”, – tha Simaku.

Të Ngjajshme

“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj nuk i nënshtrohet policëve të EULEX-it (VIDEO)

admin

Maqedonia dhe Kosova do të hapin kufijtë pa teste, mësohet se kur?!

admin

Haradinaj: Nuk i përgjigjem EULEX

admin

Leave a Comment