December 1, 2020
Portali Shprehja

Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar

Aktori i njohur Fatmir Xhelilaj i teatrit dhe estradës së Fierit ditën e sotme ka humbur jetë në moshë 69-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Për ndarjen e artistit ka reaguar edhe zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi përmes një postim në Facebook ku shpreh dhimbjen e tij.

“Të dashur miqtë e mi, me lotë burri në sy ju njoftoj se një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, miku im dhe i të gjithëve, vëllai i Mirës, shoqes time të klases, vëllai i Met Xhelilit shokut tim të 8-vjeçares, aktori i madh i teatrit dhe estrades së Fierit tonë, Fatmir Xhelili, humbi jetën sot për shkak të këtij Covidi të mallkuar dhe një patologjie tjetër të mëparshme!

Është një dhimbje shpirti dhe një vuajtje e vërtetë kur qytetit tonë i shuhen njerëz si Fatmiri që i kanë dhënë ndër vite gaz e kuptimplotshmëri jetës tonë, shpirtit dhe zemrës së qytetit! Do mungojë një familjar i rrallë, një gjysh e baba i mrekullueshëm, një fqinj prej mjalti dhe një buzëqeshje e ndjerë e ditëve tona!

I shpreh mirënjohjen mjekëve të infektivit për përpjekjet e palodhura për ta shpëtuar Fatmirin tonë dhe durimin për t’iu pergjigjur interesimit tonë e të familjes! Fatmir, të përulemi për çka i dhe jetës së të tjerëve”, ka shkruarzv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi.

Të Ngjajshme

Kamberi nis peticion, kërkon memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve

admin

Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

admin

Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

admin

Leave a Comment