January 22, 2021
Portali Shprehja

COVID 19, më shumë të shëruar sesa të infektuar

Në 24 orët e fundit si pasojë e virusit Korona kanë ndërruar jetë dy persona, një 67 vjeçar nga Dibra dhe një 48 vjeçar nga Struga. Ndërkaq nga 1772 testimet e bëra, janë regjistruar 145 raste të reja me virus, 32 prej të cilëve nga Shkupi, 15 nga Kumanova. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 216 pacientë të shëruar, prej të cilëve më së shumti në Shkup, 55, në Gostivar 39 e në Kumanovë 31. Nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 14 600 persona me COVID-19, prej të cilëve 606 kanë ndërruar jetë, 11 741 janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 2 253.

Të Ngjajshme

Mbledhje e komisionit maqedono-bullgar, nuk diskutohen çështjet historike

admin

Regjistrohen 157 shkelje në trafik, mes tyre 31 nga këmbësorët

admin

Publikohen pagat e Kabinetit Zaev

admin

Leave a Comment