January 23, 2022
Portali Shprehja

Covid-19 nuk fal askënd, infektohet edhe Buffon. Ja njoftimi i Parmës

Gigi Buffon është infektuar me Covid-19. Parma e ka bërë të ditur këtë në një shënim zyrtar. Pra, ish-portieri i Juventusit bëhet një nga lojtarët e shumtë të prekur nga virusi. Pozitiviteti i Buffon u shfaq gjatë procedurave testuese të kërkuara nga klubi për secilin anëtar të grupit, në funksion të rifillimit të aktivitetit sportiv, planifikuar për sot.

Portieri tashmë është në izolim, sipas direktivave federale dhe ministrore. Sot, përpara stërvitjes, siç e kërkon ligji, të gjithë lojtarët e tjerë të Parmës do të testohen sërish për t’u siguruar që nuk do të ketë shpërthim të pandemisë në klub.

Tact Watches

Serie B është pushim deri më 13 janar, çka i jep Parmës shpresë për rikuperimin e Buffonit për ndeshjen ndaj Crotone, duke qenë se ka edhe dy ditë të tjera në dispozicion për skuadrën emiliane, e cila do të rikthehet në fushë vetëm të shtunën e 15 janarit. Për atë ditë, Buffon do të përpiqet ta negativizojë veten.

Portieri legjendar, kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka vendosur këtë sezon të zbresë në Serine B për t’u rikthyer te skuadra ku debutoi në Serie A në moshën 16-vjeçare, kundër Milanit. Karriera e tij, pas fillimeve në Emilia, u zhvillua thuajse tërësisht te Juve, ku fitoi pothuajse gjithçka (i mungon Champions League), përveç një paranteze te PSG, përpara se të rikthehej te bardhezinjtë si zëvendësues i Szczesny.

Verën e kaluar ai nënshkroi me Parmën. Buffon kishte luajtur tashmë në divizionin e dytë italian me fanellën e Juves, pas “Calciopoli” në sezonin 2006-2007.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment