November 30, 2020
Portali Shprehja

Covid-19, spitalet janë të mbingarkuara

Kapacitetet spitalore po ngarkohen gjithnjë e më tepër. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat e Shkupit  janë shtruar 36 pacientë, ndërsa në Qendrat Interne janë hospitalizuar 19 pacientë. Spitali “8 Shtatori” ka pranuar 11 pacientë, ndërsa Klinika Infektive 6. Aktualisht janë duke u trajtuar 467 pacientë. Mjekët thonë se presioni po bëhet i papërballueshëm, për këtë edhe bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të masave.

“Kapacitetet spitalore janë tej mbushura. Dinamika e kurimit dhe pranimit të pacientëve të rinj sa vjen e rëndohet. Duam ta kuptoni se neve luftojmë pa u lodhur për shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.
Edhe ne kemi fëmijë, familje dhe prindër. As ne nuk duam ta çojmë sëmundjen në shtëpi dhe as të sëmuremi. Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japim kontribut në ndihën për t’i shpëtuar pacientët tanë”  

Gjatë 24 orëve të fundit kapacitetet janë shtuar për 170 shtretër, falë numrit të pacientëve të shëruar. Qendra Kovid në Shkup ka 43 shtretër më shumë, ndërsa me punë ka filluar edhe Klinika për sëmundje të syve me 23 shtretër në dispozicion. Në spitalin “8 Shtatori” janë shtuar edhe 26 shtretër ku numri i kapaciteteve të lira arrijnë në 106. Ditëve në vijim në shërbim të Qendrave Kovid do të funksionojë edhe Klinika e Otorinolaringologjisë. Muajin e fundit vendi ka regjistruar rritje enorme të rasteve të reja me Kovid-19. Rreth 15 për qind e pacientëve të diagnostikuar kanë shfaqur pasqyrë të rendë klinike dhe gjendje të rënduar, ndërsa numri i rasteve aktive është mbi 20 mijë. Autoritetet presin që nga java e ardhshme të nisë efekti i masave shtrënguese.

Adrian Kerimi

The post Covid-19, spitalet janë të mbingarkuara appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së

admin

Bora mbuloi Kodrën e Diellit

admin

Snopçe: Kuvendi shpërfill gjuhën shqipe

admin

Leave a Comment