Covid-19, tetë raste të reja në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, deklaroi dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jetë nga Covid-19 dhe për Institutin e Shëndetit Publik ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

loading...

Të ngjajshme

Pelosi: Dhoma e Kongresit do të votojë për të kufizuar fuqinë e Trump për të shkuar në luftë me Iranin

shprehja

Macron uron Thaçi për 12 vjetorin e pavarësisë

shprehja

Rritet numri i personave të prekur nga gripi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë