September 22, 2023
Portali Shprehja

CR7 thyen heshtjen pasi turpëron shokët më të rinj të skuadrës në stërvitje

Cristiano Ronaldo ka thyer hesthjen me një mesazh në rrjetet sociale pas humbjes 2-1 të pësuar nga Manchester United kundër Brighton në javën e parë të Premier League.

37-vjeçari e ka nisur nga stoli ndeshjen pas një vere që e ka parë të mungojë në fazën përgatitore të Djajve të Kuq, pasi ka kërkuar me dëshpërim të largohej nga Old Trafford.

I janë dashur vetëm 53 minuta trajnerit Erik ten Hag për të kërkuar ndihmën e portugezit, kur skuadra po humbte 2-0 ndaj Pulëbardhave në shtëpi. United e ngushtoi diferencën, por Ronaldo nuk arriti të kishte ndikimin e dëshiruar në ndeshje.

CR7 ka dashur të tregoj nëpërmjet rrjeteve sociale përkushtimin e tij në punë. Ai ka postuar një fotografi të vetes duke bërë një sprint në stërvitje. “Puna e madhe shpërblen gjithmonë”, ka qenë mesazhi që ka shoqëruar fotografinë.

Pamje të tjera kanë treguar Ronaldo-n që ka mposhtur shokët më të rinj të skuadrës në sprint. Gjë që tregon se forma e tij fizike nuk ka qenë arsyeja kryesore pse Ten Hag e la në stol në ndeshjen e parë të kampionatit.

.

Të Ngjajshme

Juventusi “e braktisi” pas shumë vitesh, shfaqet destinacioni i ri për Cuadrado

admin

“Chelsea është ekipi më i madh në Angli”

admin

PSG tenton goditjen e madhe sulmuese: sfidon Bayern dhe Man United!

admin

Leave a Comment