Cristiano Ronaldo ka kaluar një natë makthi në Arabinë Saudite. Humbja e parë në ligë për yllin portugez me Al Nassr vjen ne supersfiden ndaj Al-Ittihad. 1-0 në favor të vendasve të cilët me këtë rezultat kapercejne skuadrën e Ronaldos dhe marin kreun e renditjes.
Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte ne ndeshjen e dytë radhazi në Arabinë Pro League, i cili pas humbjes në Superkupë pësoi një tjetër disfatë nga skuadra e drejtuar nga Espirito Santos, ish-trajneri i Wolves… Një natë për t’u harruar për qendërsulmuesin që nuk ia doli kurrë të ndikojë, me goditjen e parë dhe të vetme në portë në minutën e 92-të, kur portieri kundërshtar beri pritje duke i mohuar gëzimin e shënimit.
Shumë pak për Ronaldon, i cili, duhet thene e drejta, asnjëherë nuk është shërbyer denjësisht nga shokët e tij. Portugezi gjithashtu u shfaq shumë nervoz dhe i frustruar, ndoshta për shkak të dominimit të kundërshtarëve që meritonin fitoren. Në fakt, pas golit të Romarinhos, kamerat fiksuan reagimin e tij: Ronaldo, përveç gërhitjes, shtriu krahët drejt një shoku të skuadrës, duke i vendosur më pas duart në ijë me shumë zhgënjim.
هدف الاتحاد 1 رومارينهو#الاتحاد_النصر #رونالدو #دوري_روشن #Ronaldo pic.twitter.com/SmhTlZM56S
— yallakoratv (@abonaphea87) March 9, 2023
Pas fishkëllimës së fundit, kamerat në mënyrë të pashmangshme kërkuan Cristiano Ronaldon, i cili kaloi në tunelin poshte tribunes se pushtuar nga tifozët vizitorë për t’i duartrokitur. Menjëherë pas, megjithatë, acarimi i sulmuesit nuk u shmang. Ai ishte shumë i zemëruar. CR7 filloi të bërtiste në drejtim të dikujt dhe kur një shok i skuadrës iu afrua për ta qetësuar, ai e shtyu dorën dhe më pas bëri një hap prapa.
Ronaldo’s reaction after Al Ittihad scored the opener#الاتحاد_النصر #النصر_الاتحاد pic.twitter.com/AZnJw23prG
— AlAudhli العوذلي (@AAudhli) March 9, 2023
Ronaldo vazhdoi të zemërohej duke ngritur të dyja duart drejt qiellit. Është e vështirë të thuhet për momentin se cila ishte origjina e zhgënjimit të tij, mund të lidhet me rezultatin dhe ndoshta me performancën. Ai godet gjithashtu nje shishe te vogel… E ligjshme prej tij që të kërkon te rritet niveli…
Cristiano Ronaldo taking out his frustration on the poor water bottles. pic.twitter.com/IgkN7hdseK
— John McAuley (@_JMcAuley) March 9, 2023
.