January 16, 2022
Portali Shprehja

Ç’thotë Lladrovci për nusen ruse të Don Xhonit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njihet si një ndër personazhet politike më “atraktive” të mediave, pasi që jo rrallë herë deklaratat e tij në formë humori kanë nxitur reagime ndaj tij.

Por, me ose pa humor Lladrovci njihet si një ndër kryetarët e komunave i cili ka realizuar shumicën e premtimeve të cilat i ka dhënë gjatë fushatës.

Tact Watches

Në një intervistë për lajmi.net ai ka diskutuar për hobin e tij, politiken gjithashtu edhe për preferencat e tjera.

Ndërkaq i pyetur për mendimin që ai ka për Don Xhonin dhe lidhjen e tij me modelen ruse ai ka thënë se ajo nuk e bën më të mirë, as më të keq Xhonin.

“ Miku im Don Xhoni është personalitet i fuqishëm, talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi, atdhetar i paepur, me guxim dhe me shije, djalë që na bën krenar të gjithëve. Sa e di, manekinia është shtetase ruse por me origjinë koreane. Ajo as e bën më të mirë, as më të keq kur dihet se Don Xhoni është artist me intuitë të shkëlqyer dhe i pathyeshëm”, është përgjigjur ai.


Të Ngjajshme

“Turp”, media e njohur zvicerane shpërndanë foton e Einxhel dhe Dagz, ja për çka bëhet fjalë

Shqipja përplaset me Antonelën: Ti më qaje në telefon për Mevlanin e Atdheun

Kështu e “llaston” DJ Geek, Dafinën: Burri im më do…

Leave a Comment