October 25, 2021
Portali Shprehja

Çun Lajçi i lutet kryeministrit: Albin djali! Largoje gjarpnin n`qeverië tande

Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar, ka reaguar duke thënë se do të takohen në Rashkë me Presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Madje, ai tha se Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ata do të shkojnë.

“Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës, që natën e djeshme e quajti të kristaltë.

E lidhur me këtë deklaratë pati reagime të shumta ku u kërkua shkarkimi i Goran Rakiqi-it nga posti i ministrit në Qeverinë e Kosovës.

Një kërkesë e tillë erdhi sot nga aktori Çun Lajçi. Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta largoj Rakiqin, që sipas tij është gjarpri brenda qeverisë.

Postimi i plotë i Çun Lajçit në Facebook:

Albin djali!

E di se ke këshilltarë. E di se ka kush me t’mësua ma mirë se unë.

E di se letrat e mia nuk i lexon! I vogël dhe i pa dishëm të dukem! S’kam letra me vlerë e dekorata peër me m’besua! Nuk idhnohem! Je Kryeministër dhe t’rrespektoj e ta mbështes punën e mirë!

Por…!

Nëse gjithçka bane mirë mujin e fundit, t’keqën nuk e largove hala!

Largoje Rakiçin, gjarpnin n’qeverië tande. T’zezën e natës e erën që frynë ditën!

Ndëgjoje zanin e arësyes, jo mua. Krimin luftoje edhe nesër kur s’do t’ketë ma fushatë. Edhe mbështetësit e saj largoi. N’ket rast Rakiçin! Ai s’asht me ty, me neve, me Kosovën! Ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë!

Ndëgjoje vetvetën por edhe zanin tonë pak!

Të Ngjajshme

Vazhdon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së

admin

Tetë fëmijë në Kabul vdesin nga uria

admin

Rusia reagon pas dëbimit të dy diplomatëve të saj nga Kosovë, kërkon ndërhyrjen e OKB-së

admin

Leave a Comment