December 7, 2022
Portali Shprehja

Daçiç kërcënon Kosovën

Nëse shqiptarët e Kosovës dërgojnë njësi speciale në veri të Kosovës, serbët me siguri do të mbrojnë veten dhe nëse Prishtina e bën diçka të tillë, do të shkaktojë konflikt, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke thënë se Evropa sillet si “Këshilli i të urtëve tibetianë”.

Daçiç theksoi se serbët duhet të përdorin të gjitha metodat legjitime të luftës politike për të drejtat e tyre në Kosovë dhe se ai nuk e di se kush mund t’i sfidojë ata.

“Nëse njësitë speciale të Kosovës shkojnë në Veri, kjo është shkelje e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Serbët me siguri do të mbrojnë veten, nuk ka dyshim për këtë. Nëse Prishtina e bën këtë, do të shkaktojë konflikt”, tha Daçiç për TV Prva.

Të Ngjajshme

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Shqipëria e para në Evropë për abortin me bazë gjinore

admin

Leave a Comment